Skip to content Skip to footer
services-image2-copyright

Orar i plotë ditor

Një mjedis i sigurt, edukativ dhe argëtues për fëmijën tuaj, nga mëngjesi deri në pasdite.
kopshti amerikan

Kujdes profesional për fëmijët, sa herë që keni nevojë

Në Kopshtin Amerikan, ne ofrojmë më shumë se kujdes ditor — ndërtojmë një përvojë gjithëpërfshirëse ku edukimi, shëndeti dhe zhvillimi individual ecin së bashku. Me infermiere dhe psikolog në ambientet tona, vlerësime mujore për çdo fëmijë dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me prindërit, ne sigurojmë që çdo hap i zhvillimit të ndiqet me kujdes dhe profesionalizëm.

Programi ynë i avancuar përfshin matematikë të përditshme, muzikë, zhvillim fizik, higjienë personale dhe aktivitete kreative që ndërtojnë vetëbesim, pavarësi dhe mendim kritik. Përmes edukimit gjithëpërfshirës, metodave moderne dhe një mjedisi të ngrohtë e mbështetës, çdo fëmijë frymëzohet të mësojë, të eksplorojë dhe të arrijë potencialin e tij të plotë.

FILLONI KËTU

Gjeni kujdesin e duhur për fëmijën tuaj

Ne ofrojmë një ambient të ngrohtë dhe stimulues ku fëmija juaj mund të rritet, të mësojë dhe të krijojë miqësi të reja çdo ditë përmes një programi të pasur edukativ.

01. Kujdes i plotë profesional me infermiere, psikolog dhe vlerësim të rregullt të zhvillimit
02. Edukim gjithëpërfshirës me matematikë ditore, muzikë, bibliotekë dygjuhësore dhe mësim përmes lojës
03. Zhvillim praktik përmes aktiviteteve kreative, sportit, higjienës, outing-eve mujore dhe përvojave reale interaktive

Edukimi i Hershëm i Fëmijëve

Ndërtojmë hapat e parë të suksesit përmes lojës, kuriozitetit dhe metodave moderne edukative.
Lexo më shumë

Bashkëpunim me Prindërit

Partneritet i hapur dhe komunikim i vazhdueshëm për rritjen e shëndetshme të fëmijës suaj.
Lexo më shumë

Zhvillimi i Leximit dhe Matematikës

Një hyrje argëtuese në botën e numrave dhe shkronjave për të përgatitur kampionët e vegjël.
Lexo më shumë

Kujdes dhe Mbështetje e Individualizuar

Vëmendje e plotë për çdo fëmijë, duke respektuar ritmin dhe talentet e tyre unike.
Lexo më shumë

Vendi ku fëmijët mësojnë dhe rriten me dashuri.